Gjermania kërkon mbështetje për refugjatët

Gjermania kërkon një mbështetje më të madhe për refugjatët. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel tha se vendi i tij nuk mund ti përballonte vetëm këto sfida. Deklarata u bë me rastin e Ditës botërore të refugjatëve në botë. “Vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta ndërkombëtare, përcaktimit dhe shpërndarjes së përgjegjësive do të mund të lehtësojmë vuajtjet e refugjatëve anembanë botës dhe parandalojmë krizën afatgjatë të refugjatëve që në hapat e para”, shtoi Gabriel. Berlini shpenzoi €1,3 miliardë vitin e kaluar për refugjatët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet