Gjermania në prag të koalicionit, ndizet drita jeshile për marëveshjen ndërmjet partive

Në Gjermani duket se është ndezur drita jeshile për marrëveshjen e shumëpritur ndërmjet Konservatorëve të Angela Merkel dhe Social Demokratëve të Martin Schulz. Partitë tashmë në koalicion (CDU-CSU) kanë dhënë një përgjigje pozitive për bashkëpunimin me Social Demokratët (CSD). Ndër çështjet që ka penguar marrëveshjen deri tani janë taksat dhe emigrantët. Duket se më në fund të dy palët kanë arritur në një konkluzion të përbashkët. Marrëveshja u arrit për të mos rritur normën maksimale tatimore, siç kërkohet nga SPD, dhe për të lejuar bashkimin familjar të migrantëve me një normë prej 1000 njerëzve në muaj. Gjithashtu u arrit një marrëveshje për sigurimin shëndetësor. Kontributet e sigurimit për kujdesin shëndetësor do të ndahen në mënyrë të barabartë, ndërmjet punëdhënësit dhe punonjësit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet