Gjermania rihap shkollat. Nxënësit të ndarë në grupe dhe të detyruar të mbajnë maskë

Me mijëra nxënës dhe studentë rrikthehen sot në auditoret e shkollave në pjesën veriore të gjermanisë, në zonën e Mecloburg-Pomerania, të cilat janë 16 landet gjermane ku përfunduan zyrtarisht edhe pushimet veriore. Është hera e parë që mbi 152 mijë studentë të landeve futen në auditore, pas ndalimit të mësimit që nga mesi i marsit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për të limituar rrezikun e infektimit, studentët janë ndarë në grupe të cilat nuk do të bashkohen me njëri-tjetrin. Duket se brenda grupeve nuk do të vendosen norma për distancimin fizik, por është e detyrueshme vendosja e maskës në zonat me shumë persona brenda shkollave.

Sot hapen shkollat edhe në disa ishuj të Schleswig-Holstein, zona më perëndimore e landeve gjermane, teksa në Hamburg shkollat do të rihapen ditën e enjte. Javën tjetër do të futen në shkolla nxënësit në Berlin dhe Brandenburg, së bashku me ata të veriut të Westfalisë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet