Gjuajtje me armë ndaj një trami në Utrecht të holandës. Një viktimë dhe disa të plagosur

Një i vdekur dhe disa të plagosur, është bilanci i gjuajtjes me armë të ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10.45 në qytetin Utrecht në Holandë. Sipas dëshmitarëve okularë, një person ka nisur të hapë zjarr kundër automjetit i cili kishte jo pak pasagjerë brenda në sheshin 24 tetori, pak para se të nisej. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia me disa helikopterë.

Burime nga media lokale, kanë deklaruar se autori ndodhet ende i lirë, ndërsa policia është duke kërkuar mjetin e transportit Renaul Clio me ngjyrë të kuqe, ku ndodhej edhe personi i cili ka hapur zjarr. Policia nuk përjashton edhe pistën se sulmi mund të ketë lidhje me terrorizmin. Kryeministri Mark Rutte, ka folur për një situatë jo të qetë dhe ka kërkuar qetësi nga të gjithë. Qeveria ka ngritur nivelin më të lartë të sigurisë për sulm terrorist në zonën Utrecht.

Është riforcuar edhe siguria në zonat përreth shkollave, xhamive dhe stacioneve të transportit. Hyrja në sheshin që ndodhet në afërsi të zonës ku ndodhej edhe trami është bllokuar për disa orë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet