Gjykata Europiane: kompanitë e kanë të lejuar ndalimin e simboleve fetare

Gjykata Europiane e Drejtësisë, me seli në Luksemburg, u dha të drejtë kompanive që të ndalojnë përdorimin e shamive apo ferexheve nga ana e punonjëseve të tyre, por me një kusht. Gjykata argumenton se drejtuesit e një kompanie që vepron në vendet e Bashkimit Europian mund të ndalojnë përdorimin e shamisë dhe ferexhesë me kusht që kjo të bëhet kur ndalohen të gjitha simbolet fetare, përfshirë këtu kryqin, veshje apo të tjera aksesorë që përfaqësojnë një besim.

“Simbolet fetare apo politike që vihen në dukje, që shihen lehtësisht nga të tjerët mund të ndalohen si pjesë e politikave drejtuese të një kompanie apo të kodit të veshjes që ajo zbaton dhe në këtë pjesë nuk mund të bëjë përjashtim ferexheja”, tha të martën Gjykata e Europiane e Drejtësisë. Ferexheja dhe shpërfaqja e sa në publik është pjesë e debatit publik në shumë vende të Bashkimit Europian, sidomos në Francë, e cila ka ligje të rrepta dhe strike kur vjen puna për ndarjen e shtetit nga feja.

Gjykatën Europiane të Drejtësisë drejt këtij vendimi e shtyu rasti i një gruaje myslimane në Belgjikë, e cila kërkoi dëmshpërblim për shkak se ishte shkarkuar nga puna sepse mbante në kokë një shami. Gruaja në fjalë punonte si recepsioniste në kompaninë “G4S Secure Solutions”, kompani që ka në fuqi një rregull që ndalon veshjen apo mbajtjen e simboleve fetare apo politike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet