Gjykata lëshon një tjetër urdhër - arresti për Albin Kurtin

Mediat Kosovare kanë lëshuar një urdhër - arresti për deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj – Bujupi. Ata do të sillen me forcë më 23 Shkurt kur është caktuar seanca e dytë për shqyrtimin fillestar. Sipas mediave të Kosovës deputeti i VV, Albin Kurti nuk është paraqitur sot në seancën gjyqësore, kurse 3 deputetët e tjere të opozitës janë larguar nga seanca 15 minuta pasi seanca nisi. Haxhiu, Topalli dhe Kadaj – Bujupi kanë pritur deri në orën 9 e 15 minuta që në sallën e gjykimit të vijë gjyqtari dhe kur kjo nuk ka ndodhur ata janë larguar. “Edhe herën e kaluar ne është dashur të presim 1 orë gjyqtarin dhe kjo është papërgjegjësi e tyre. 17 Shkurti është afër prandaj ne po largohemi sepse kemi shumë punë dhe nuk kemi kohë të presim”, ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. E pyetur për mungesën e kolegut të saj Albin Kurti, ajo ka thënë se nuk e di pse ai nuk ka ardhur në seancë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet