Gjymtimet e organeve seksuale. Raporti i Unicef, 200 milionë gra dhe vajza në botë janë viktima të kësaj praktike

Të paktën 200 milionë gra dhe vajza të vogla, 70 milionë më shumë nga ato që ishin në vitin 2014, kanë pësuar gjymtimet seksuale në 30 vend . Gjysma e viktimave, të kësaj praktike rregjistrohen në Egjipt, Etiopi dhe Indonezi. Të dhënat dolën nga një raport i Unicef, që u publikua sot me rastin e ditën Tolerancë Zero ndaj gjymtimeve gjenitale femërore, shpallur nga OKBsë. Sipas raportit, 44 milionë në të gjitha ato që kanë pësuar këtë masakër, janë vajza të moshës deri në 14 vjeç, dhe në këtë fashë moshore pjesa më e madhe e viktimave rregjistrohet në Gambi, me 56% dhe Mauritani me 54% ku rreth gjysma e adoleshenteve (deri në 11 vjeç), ka pësuar gjymtime. Vendet me numrin më të madh të vajzave dhe grave nga mosha 15 - 49 vjeç janë Somalia (98%), Guinea (97%) e Xhibuti (93%). Të dhënat nga raporti në nivel global tregojnë për një rritje në krahasim me vitin 2014 më rreth 70 milionë gra dhe fëmijë më shumë. Kjo për shkak të rritjes së popullsisë në shumë vende, si të dhënave të vëna në dispozicion, në rang kombëtar nga Republika e indonezisë. Në 2016tën, kanë qenë 30 vendet që publikuan shifrat e kësaj praktike nivel kombëtar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet