Grenfell Tower, deri tani 30 viktima zyrtare

Policia e londrës tha sot se shpresonte që viktimat e zjarrit që ra në Grenfell Tower të jenë më pak se 100. Komandanti i operacioneve Stuart Candy i cili po drejton forcat, uron që "numri të mos jetë me tre shifra". Deri tani numri zyrtar i viktimave të Grenfell Tower, grataçelës rezidenciale me 24 kate në North Kensington, është 30. Autoritetet shpresojnë që të gjejnë persona të tjerë në jetë, brenda mureve. Do të duhen javë për të kontrolluar gjithë ndërtesën, pohon shefi i zjarrëfikësve, i cili shton se nuk ka ende një shifër të saktë për viktimat. Ngushëllime kanë ardhur nga Mbretëresha Elizabetha dhe kryeministrja Theresa May. Në vendngjarje kanë filluar hetimet për të zbuluar se cilat ishin shkaqet e rënies së zjarrit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet