Greqi. 10 viktima nga virusi i nilit perëndimor. Alarm nëpër Europë

Rritet numri i viktimave për shkak të virusit të nilit perëndimor në Greqi duke shkuar deri në 10 vetë dhe 96 raste gjithsej, ka deklaruar Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik. Të gjithë pacientet janë të moshës mbi 60 vjeç. Vetëm gjatë javës së kaluar janë raportuar 4 viktima. Ekspertët e shëndetësisë greke kanë ngritur alarmin dhe kanë kërkuar publikisht që të merren masa urgjente ndaj mushkonjave.

Virusi i nilit perëndimor transmetohet nëpërmjet mushkonjave të infektuara. Pjesa më e madhe e personave përballen me simptoma të forta në pjesë të ndryshme të fytyrës, ndërkohë që të moshuarit janë grupi më i rrezikuar dhe me simptomat më të forta, si meningjiti dhe encefalit.

Virusi është diktuar për herë të parë në Greqi në vitin 2010. Në total një numur prej 262 rastesh dhe 35 viktima janë regjistruar që atëherë. Por vetëm në vitin 2015 dhe 2016 nuk është regjistruar asnjë rast. Vitin e kaluar mbi 316 persona u infektuan me këtë virus në vend duke patur 50 viktima.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet