Greqi/ Mjetet e transportit do të reduktojnë numrin e pasagjerëve. Maska e detyrueshme

Makinat dhe taksitë do të duhet të kenë vetëm tre pasagjerë në vend të një pasagjeri “duke përjashtuar shoferin”, sipas ligjit më të ri nga ministeriali grek i firmosur ditën e hënë.

Makinat private të cilat e kanë kapacitetin me 7 pasagjerë, do të lejohen të marrin vetëm 3 pasagjerë, ndërsa automjetet me 9 pasagjerë do të lejohet të marrin vetëm 5 pasagjerë “përjashtuar shoferin”.

I njëjti kusht aplikohet edhe për furgonat. Përdorimi i maskave është i detyrueshëm në taksi si për shoferin edhe për pasagjerët. Gjobë deri në 150 Euro do të aplikohet për shoferët e automjeteve në rast të shkeljes së urdhërit. Rregullat e reja do të aplikohen deri më 12 Korrik, kur edhe masat e forta do të lehtësohen.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet