Greqi. Sulmohet ambasada kanadeze në Athinë

Disa dhjetëra persona kanë sulmuar ndërtesën e ambasadës kanadeze në Athinë, duke shkatërruar gjithçka gjetën brenda ambjenteve të selisë diplomatike. Madje personat nuk kanë lënë pa shkruar edhe muret që rrethonin ndërtesën.

Sulmi është kryer nga një grup radikalësh i quajtur Rouvikounas, dhe sipas tyre sulmi ka motive politike ose ekologjike dhe ka lidhje me hapjen e një miniere me pronësi një agjenci kanadeze në veri të vendit. Sipas akuzave të bëra nga grupi, kjo minierë do të jetë ekstremisht e helmuar dhe nuk respekton madje as minimumin e rregullave të sigurisë.

Rouvikounas nuk është emër i panjohur në këto seri sulmesh. Grupi është aktiv që nga viti 2015 dhe ka zhvilluar sulme të njëjta në ambasadën e iranit, izraelit dhe arabisë saudite në Athinë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet