Greqia, bonus 2000 Euro fëmijëve të sapolindur nga 1 janari

Bonusi jepet për prindërit që kanë nën 40 mijë Euro të ardhura në vit

Ligjvënësit grekë do të votojnë për draftligjin e dhurimit të bonusit prej 2 mijë eurosh për të gjithë fëmijët që do lindin në Greqi që nga 1 Janari 2020 për ata prindër të cilët fitojnë më pak se 40 mijë Euro në vit.

Bonusi ka për qëllim të rritë numrin e lindjeve në Greqi, lindje të cilat janë ulur me 10 për qind gjatë katër viteve të fundit. Sipas parashikimeve, mendohet që popullsia të ulet nga 10.4 milion në 2020 deri në 9 milion deri në 2050 ose 13.4 për qind më pak.

Shuma prej 2 mijë eurosh e pa taksueshme, do të ndahet në dy pjesë sapo prindërit të deklarojnë se fitojnë më pak se 40 mijë Euro në vit. Kjo taksë do të jepet edhe për ata fëmijë dhe prindër jo me shtetësi greke të cilët kanë jetuar për të paktën 12 vjet në Greqi. E gjithë shuma për bonusin e fëmijëve mendohet të arrijë në 123 milion Euro deri në fund të vitit 2020 dhe mbi 170 milion Euro për çdo vit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet