Greqia do të hapë restorantet, baret dhe kafenetë më 25 Maj. Maskat të detyrueshme

Si pjesë e rregullave të qeverisë për hapjen dhe rrikthimin në normalitet të bizneseve në Greqi, autoritetet kompetente të shëndetit në vend kanë “aprovuar” hapjen e restoranteve, bareve dhe kafeve në të gjithë greqinë në datën 25 Maj.

Ndërkohë ditën e hënë, dhe dy javë më përpara se vendimi i mëparshëm, qendrat tregëtare, supermarketet dhe dyqanet e mëdha do të rinisin hapjen.

Bazuar në ligjin e deklaruar nga Ministria e Zhvillimit, përdorimi i masave mbrojtëse nga stafet dhe klientet në hapësirat publike janë thuajse të detyrueshme. Përdorimi i maskave nga stafet dhe klientët nëpër ambjente të mbyllura është i detyrueshëm.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet