Greqia tronditet nga tërmet 5.2 ballë. Nuk ka viktima në njerëz dhe dëme të tjera

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë sipas shkallës Rihter, ka tronditur fort rajonin veri-perëndimor të greqisë në orët e para të mëngjesit. Sipas zyrtarëve të rajonit në fjalë, nuk deklarohet për viktima apo të plagosur në njerëz por vetëm disa dëme materiale në disa nga ndërtesat e vjetra.

“Tërmeti nisi në orën 4.26 minuta të mëngjesit me një epiqendër 14 kilometra nga bregu i Prevezës dhe 294 kilometra larg nga Athina”, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Observatorit Gjeodinamik.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Janinës, ndëkohë që zyrtarët lokalë të zjarrfikëses kanë nisur vëzhgimet në terren që nga momenti i nisjes së lëkundjeve për mundësi dëmesh në rrugë apo insfrastruktura të tjera.

Për njërën nga radiot lokale, kryebashkiaku i prevezës Christos Bailis, ka deklaruar se “rajoni është tronditur më pas nga një tjetër tërmet me fuqi më të vogël me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet