Greqia veriore përfshihet nga stuhi tropikale. 6 viktima dhe 30 të plagosur

Gjashtë turistë kanë vdekur dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur për shkak të një stuhie të fuqishme e cila ka përfshirë një pjesë të rajonit verior të greqisë. Erëra të forta, shira të fuqishme dhe përmbytje kanë goditur rajonin e Kalkidhikisë në afërsi të selanikut, gjatë orëve të vona të së mërkurës.

Një çift nga Republika Çeke ka vdekur teksa makina e tyre është rrëmbyer nga uji, ndërsa po atë ditë edhe dy shtetas rumunë dhe dy rusë kanë gjetur vdekjen nga përmbytjet. Alarmi është ngritur gjithandej nëpër rajon, ndërkohë që qeveria lokale ka ngritur shtetin e emergjencës dhe vënë në punë mbi 100 punonjës shërbimi.

Charalambos Steriadis, shef i mbrojtjes civile në greqinë veriore, e ka përshkruar situatën si “fenomen të pazakontë”. Sipas metereologëve, stuhia është krijuar për shkak të një vale të nxehti që ka prekur greqinë veriore me temperatura mbi 39 gradë gjatë dy ditëve të fundit. Pamje dhe video të ngjarjes janë shpërndarë nëpër media dhe rrjete sociale, duke treguar pemë të rrëzuara dhe shkulur nga rrënjët, makina të hedhura tej dhe ndërtesa të dëmtuara.

Emily Kishtoo, nga shërbimi britanik, ka qenë në një festë e cila zhvillohej në plazh së bashku me familjen e saj teksa nisur edhe stuhia. “Është e çuditshme sepse nuk e morrëm vesh nga erdhi. Energjia u ndërpre në të gjithë zonën e plazhit dhe gjithçka nisi të jetë në kaos. Njerëzit nisën të ulërasin, vraponin si të çmendur duke u mundur të largohen sa më shumë të ishte e mundur nga zona e plazhit”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet