Grevë në qiejt e europës. Ndërpriten fluturimet në pjesën më të madhe të aeroporteve

Pjesa më e madhe e avionëve të British Airways ka ngelur në tokë. Kjo është gjendja e grevës së punonjësve të aeroporteve që prej dy ditësh, pasi punonjësit kërkojnë përmirësimin e pagave. Një muaj më parë dështuan edhe negociatat për rritjen me 11.5 për qind të shumës për tre vjet.

Problem edhe për kompaninë Aigle Azur. Kompania e dytë më e madhe franceze ka nisur grevën që prej disa ditësh, ndërkohë pasagjerët me biletat aktuale dhe ata që kanë dashur të prenotojnë, janë lënë në aeroport pa u dhënë asnjë përgjigje dhe garanci për udhëtimet e tyre. Kjo është një sjellje e cila do të ketë sigurisht sanksione të forta ndaj kompanisë.

Grevë në fakt edhe për spanjën nga kompania Ryair. Protestat janë kundër mbylljes së disa aeroporte në ishujt Gran Canaria, Girona, Tenerife dhe Lanzarote, të parashikuara për muajin janar të vitit tjetër, duke pushuar nga puna me qindra punonjës fluturimesh. Janë ndërprerë jo pak fluturime edhe nga aeroporti i Bergamos si dhe Fiumiçinos në drejtim të spanjës.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet