Grup ekspertësh për situatën e infektimit në Shulan të provincës Jilin. Gjithçka futet sërisht në karantinë të plotë

“Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, ka dërguar që prej ditës së djeshme një grup specialistësh në Shulan, qytet në provincën Jilin për të parë situatën pas rritjes së numrit të personave të infektuar me Covid-19 gjatë ditëve të fundit”, ka deklaruar Mi Feng, zëdhënësi i komisionit.

Që prej datës 7 Maj, në qytet janë raportuar 15 raste me të infektuar, ku 7 prej tyre janë të ardhur nga jashtë vendit dhe pjesa tjetër e transmetuar nga brenda territorit.

Sipas zëdhënësit, grupi i ekspertëve do të asistojë me ndihmë në trajtim dhe hetim epidemiologjik. “Transmetimet me të infektuar që vijnë nga jashtë territorit dhe ata nga brenda vendit, na kujtojnë se nuk duhet patur qetësi por një vigjilencë e madhe në punën anti-epidemike”, ka deklaruar Mi.

Sipas qeverisë lokale, qyteti Shulan i cili është i gjithi nën karantinë, janë marrë masat për limitin e trafikut, mbylljen e parqeve dhe lodrave, librarive dhe internet kafeve. Automjetet janë rreptësisht të ndaluara të lëvizin, përveç atyre që kanë nevojë urgjente dhe atyre që shpërndajnë materiale ushqimore dhe shëndetësore.

Punonjësit e shëndetësise kanë nisur lagien e rrugëve dhe ambjenteve me pesticide dhe dezinfektantë. Disa prej shkollave të cilat para disa ditësh u rrihapen pas shumë kohësh janë rimbyllur përsëri, ndërsa nxënësit kanë rrinisur sërisht procesin e mësimit online nga ambjentet e shtëpisë. Rregulla janë vendosur edhe për banorët e zonës.

Nuk lejohet lëvizja e banorëve përveç një personi nga familja për blerjen e bazës së nevojshme ditore. Duhet që gjithëkush që kalon portat kryesore të lagjeve të shënojë emrin dhe numrin e kontaktit, seksin, numrin e pjestarëve të familjes, adresën si dhe sa herë mund të dalë dhe hyjë brenda zonës së banimit gjatë ditës. Nuk lejohet hyrja brenda një zonë e banorëve të cilët nuk banojnë në komunitetin e zonës përkatëse, përveç atyre që kanë rast urgjent ose u duhet ndihmë mjekësore.

Njëri nga banorët e zonës ka deklaruar se ka blerë ushqim të mjaftueshëm për dy ditë dhe nuk ka patur asnjë problem deri tani. “Nuk duhet depozituar shumë ushqim për disa ditë. Suprmarketet dhe marketet e vogla kanë gjithçka duhet dhe askush nuk ka patur problem për mungesë ushqimi”.

Qeveria lokale ka deklaruar në rrjetet sociale kineze se “duke nisur që nga dita e hënë, shërbimet e nevojshme për ushqim dhe materiale të tjera nuk do të mungojnë dhe do të kenë çmimin normal ashtu si çdo ditë tjetër”.

Ditën e sotme vetëm një rast është konfirmuar me koronavirus në Shulan të provincës Jilin. Ndërkohë që në fundjavë 14 raste të reja u deklaruar nga drejtuesit e shëndetit rajonal duke ngritur alarmin e rrezikut për një valë të dytë epidemie si dhe duke futur të gjithë qytetin në karantinë të plotë. Karantina në këtë rajon, është bërë më strikte duke rritur numrin e ditëve të izolimit nga 14 ditë në plot 28 ditë karantine.

Po gjatë fundjavës, edhe 5 raste të tjera me të infektuar në Wuhan, bënë që qyteti i cili ishte edhe vatra e shpërthimit të virusit pas mbi gati dy muajsh të regjistronte edhe rastet e para. Qeveria lokale e distriktit Donghu morri masa për izolimin dhe karantinën e të pestë të infektuarve, duke mos ngritur alarmin në rajonet e tjera të qytetit dhe duke i quajtur vetëm disa raste të izoluara.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet