HCR, 1 në 113 persona në botë është i shpërngulur

Shifra rekord me numrin e të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve dhe luftrave nëpër botë. Komisioneri i lartë për refugjatët (HCR), bën të ditur se numri i personave të larguar nga vendi i tyre për shkak të konflikteve është 65,6 milionë, gjatë vitit 2016. Shqetësuese janë largimet nga Sudani i jugut: çfarë do të thotë se një person në 113 që jeton, është i shpërngulur. Pjesa dërmuese e të shpërngulurve në botë lidhet me shpërnguljet e brendshme të personave brenda vendit të tyre, ku numri ka arritur 40,3 milionë, në fund të vitit 2016. Rreth 10,3 milionë ishin refugjatë ndërkombëtare këtë vit, me një rënie të lehtë në raport me vitin 2015 që ishin 12,4 milionë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet