Hakerat e koresë së veriut vjedhin planet ushtarake Seul - Washington

Hakerat nga Koreja e Veriut raportohet se kanë vjedhur një sasi të madhe të dhënash me dokumenta ushtarake nga Koreja e Jugut, duke pëfshirë edhe planin për vrasjen e liderit të vendit Kimg Jong-un. Rheed Cheal-Hee, një punonjës ushtarak nga Koreja e Jugut, ka deklaruar se lajmi në fjalë ka dalë nga ministria e mbrojtjes e vendit të tij. Në dokumentat e vjedhura përfshihen edhe plani për kohëzgjatjen dhe vendin e luftës nga ShBA dhe Koreja e Jugut.

Ministria e mbrojtjes e koresë së jugut, ka refuzuar të komentojë në lidhje me këtë plan. Rhee, shton se 235 gigabajts me dokumenta ushtarake janë vjedhur nga Qendra e Informimit në ministri dhe se 80 për qind e tyre janë identifikuar. Sulmi ka ndodhur në Shtator të vitit të kaluar, por në Maj, Koreja e Jugut publikoi lajmin se një sasi e madhe e të dhënave janë vjedhur dhe se Koreja e Veriut mund të jetë përfshirë në sulmin e internetit, por pa dhënë detaje se çfarë janë vjedhur. Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, nënvizon se Seuli është bërë pre e një sulmi hakerash nga fqinji komunist gjatë viteve të fundit, duke u përqëndruar më tepër mbi shërbimet dhe uebsajtet qeveritare.

Shteti i izoluar besohet se ka nisur trajnim të fuqishëm me hakera të bazuar jashtë vendit duke përfshirë edhe kinën. Koreja e Veriut ka akuzuar korenë e jugut për “fabrikim” të lajmit. Lajmi se Pyongyang ka akses për planet Seul-Washingtong për një luftë ndaj koresë së veriut, nuk bëjnë asgjë për të zgjidhur tensionin në rajon.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet