Hakerat rusë sulmojnë celularët e ushtarëve amerikanë dhe Natos

Një tjetër rast spiunazhi rus, denoncohet nga zyrtarët dhe drejtuesit e Natos në njërën nga mediat e njohura amerikane. “Hackerat tashmë synojnë telefonat inteligjentë të ushtarakëve. Objektivi është të mbledhin të gjithë informacionin operativ dhe të dhëna mbi numrin e trupave”. Hackerat janë vendosur për të marrë informacion për rreth 4 mijë trupat e Natos të ndodhura në Poloni dhe vendet balltike në mbrotjen e tyre gjatë kufirit rus, teksa rriten tensionet me moskën.

Mes viktimave të këtij spiunazhi është edhe kolonel Christopher L’Heureux i cili është nën drejtimin e bazës së natos në Poloni që nga korriku i këtij viti. Zyrtari deklaron se ka patur tentativë hackerash nëpërmjet një adrese ip ruse dhe se është lokalizuar gjthandej. Koloneli shton se të paktën 6 prej ushtarëve të tij kanë patur sulm hackeri në celularët e tyre apo edhe nga profili i tyre presonal në rrjetin social Facebook.

Disa zyrtarë të mbrojtjes perëndimore kanë bërë ndryshimin e mbrojtjes nga kompania e telefonisë, duke thënë se nuk është bërë asnjë dëm deri tani dhe se shpesh janë dhënë vetëm informacione publike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet