Helikopterin turk rrëzohet nga militanti kurd

Një video e shpërndarë në internet tregon një luftëtar kurd teksa rrëzon me anë të një rakete tokë ajër një helikopter turk. Video është postuar nga “Gerilla TV”, televizon i njohur për afërsinë që ka me Partinë e Punëtorëve Kurdë, e shpallur organizatë terroriste nga Ankaraja.

Pamjet tregojnë një helikopter “AH 1W Super Cobra” duke patrulluar në mbi një zonë malore, por një militant kurd me raketa hedhëse dhe i kamufluar me mjedisin përreth, e godet i pari. Raketa kap pjesën e pas me të helikopterit, i cili pas një sërë spiralesh rrëzohet në toka. Shteti turk nuk ka konfirmua, por as ka mohuar pretendimet e kurdëve, ndërkohë që mbetet ende mister zona se ku ka ndodhur sulmi apo fati i pilotëve dhe anëtarëve të tjerë në bordin e helikopterit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet