Helmimi i spiunit rus, Britania në lupën e një hetimi intesiv

Në pyetje do të merren më shumë se 240 dëshmitarë

Hetimi për tentativën e vrasjes së ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe ka marrë përmasa të mëdha jo vetëm nga ata që do të hetojnë por edhe nga ata që do të përfshihën në hetim dhe do të merren në pyetje. Më shumë se 240 dëshmitarë janë identifikuar në vijim të hetimeve ndaj sulmit kimik kundër ish-agjentit rus dhe vajzës së tij. Sekretari i "Home Office", Amber Rudd vlerësoi profesionalizmin e policisë që tani po shqyrton më shumë se 200 dëshmi. Hetimi mbi tentativën e vrasjes së Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia është tani në ditën e gjashtë.

Ndërkohë, polici Nick Bailey, i cili evakuoi dy të helmuarit, nuk e cilëson veten si një "hero". Bailey mbetet i sëmurë rëndë, por është i zgjuar dhe i angazhuar me familjen e tij. Ndërkohë që 66-vjeçari dhe vajza e tij 33-vjeçe, po trajtohen në Spitalin e Qarkut Salisbury, ndërsa mbeten në gjendje kritike, por të qëndrueshme. Ata u sulmuan me një agjent kimik nervor.

Babë e bijë, u gjetën të pavetëdijshëm në një stol në Salisbury, Wiltshire, të dielën më 4 mars Më shumë se 250 policë kundër terrorizmit janë përfshirë tani në atë që autoritetet e kanë përshkruar si një "hetim madhor". Duke folur pas një takimi të komitetit qeveritar të emergjencave, Rudd tha se qeveria po përdorte burime të mëdha për të gjetur dhe identifikuar ata që ishin përgjegjës për tentativen e vrasjes se ish-agjentit rus.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet