Hidhet nga kati i 8, gruaja e dehur shpëton e varur në telat e nderjes së robave

Një grua ka përfunduar e varur nga këmbët në telat e rrobave jashtë katit të 8-të të një dritareje. Gruaja është vënë re në atë pozicion nga banorët e lagjes në një zonë banimi në qytetin Yangzhou të provincës Jiangsu. Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë si telat e nderjes së rrobave janë bërë shpëtimi i gruas, e cila sipas banorëve ka qenë në gjendje të dehur.

Menjëherë sapo banorët kanë vënë re gruan në atë pozicion, kanë lajmëruar zyrën e menaxhimit të komunitetit, të cilët kanë nxituar të hapin derën e apartamentit në fjalë dhe të kapin gruan duke e shpëtuar atë nga rrëzimi nga dritarja.

Njëri nga oficerët e rojes së komunitetit, ka raportuar tek policia duke treguar se “gruaja ka qenë në gjendje të dehuar” dhe kjo ka ndikuar që ajo të mos jetë e vetëdijshme duke kaluar nga ballkoni dhe ngelur në telat e nderjes së rrobave. Edhe pas kësaj, gruaja vazhdonte të ishte në gjendje të dehur nga ku më pas është çuar në spital.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet