Hillary Clinton: zgjedhja e Trump president, gabim historik

Ish Zonja e Parë Hillary Clinton është shprehur se Donald Trump nuk është i aftë për të qenë president dhe se zgjedhja e tij do të ishte një gabim historik. Në fjalimin e saj, Clinton, gjatë përballjes me Bernie Sanders për kandidaturën demokrate, hodhi poshtë politikat e jashtme të Trump dhe e quajti miliaderin njujorkez si të paqëndrueshëm, irracional dhe të papërgatitur.

Ajo mbrojti marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe tha se nëse Trump bëhet president, ai do të nisë luftëra të tjera dhe do të shkatërrojë ekonominë amerikane. "Kjo nuk është shfaqje televizive, është realiteti“, deklaroi Clinton.

Nga ana tjetër analistët thonë se pritej ky fjalim i ashpër i Clinton ndaj Trump, i cili pavarësisht debateve që ka ngjallur, është, të paktën me shifra, kandidati republikan për presidencën. Clinton tashmë po përpiqet të tërheqë votuesit pa krah politik dhe republikanët e moderuar që janë të shqetësuar nga qëndrimet e Trump. Ndërsa mbështetësit e tij thonë se i pëlqen e folura e tij e ashpër, Clinton ka vënë bast se elektorati i gjerë amerikan nuk është i këtij mendimi. Siç Clinton parashikoi në fjalimin e saj, reagimi i Trump në Twitter nuk ka vonuar. Menjëherë pas këtij fjalimi miliarderi njujorkez ka shkruar se Clinton nuk ka më besueshmëri sepse ka dështuar shumë shpesh ndërsa ishte në detyrë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet