Historike: një homoseksuale në krye të qeverisë serbe

Presidenti i serbisë, Aleksandar Vucic emëroi sot Ana Brnabic, një homoseksuale e hapur, në postin e kryeministres, një vendim historik në këtë vend shumë konservator. “Kam vendosur t’i propozoj parlamentit Ana Brnabicin në postin e kryeministres”, deklaroi Vucic. “Ajo ka aftësitë personale dhe profesionale për të ushtruar këtë funksion”, deklaroi Presidenti serb për median.Ana Brnabic, aktualisht është ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale. Brnabic do të jetë gruaja e parë që drejton një qeveri në Serbi dhe homoseksualja e parë, që e shpreh hapur, që bëhet kryeministre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Xhabir Zejnuni   e Premte 16 Qershor, 2017

    Shume bukur. Presidenti Homoseksual propozon lezbiken si kryeministre. Aleluja.