Hoyt Brian Yee Ambasador i SHBAve në Greqi

I ashtëquajturi "Buldozeri amerikan" pritet të emërohet Ambasador i Shteteve të bashkuara të amerikës në Athinë. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por me gjasa Zv.Ndihmës Sekretari amerikan për europën dhe euroazinë Hoyt Brian Yee është kandidati më potencial i propozuar deri tani, për të qenë në krye të marëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve. Ekspert i çështjeve ndërkombëtare, Yee, siç quhet nga mediat "Buldozeri amerikan", është njohës shumë i mire i politikave rajonale. Ai ka qenë disa herë në Shqipëri në përpjekjet për të qetësuar situatën politike. në Tiranë. Takimet mjaft të shpeshta me kreun e opozitës Lulzim Basha kanë qenë vendimtare, që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit, kjo çoi në daljen përfundimtare nga çadra.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet