I ftohti polar mbërthen SHBAtë

Në veri të SHBAve kanë filluar temperaturat dhe erërat polarë me origjinë nga Arktiku. Temperaturat kanë shkuar deri në -34, -51 gradë celcius. Në veriperëndim të Minesotës, mërkuri i termometrit zbriti në -40 gradë Celsius në orën 06:00, ndërsa në qytetin e vogël të Mahnomenit arriti -53. Autoritetet në Ilinois, Uiskonsin dhe Miçigan njoftuan në buletine informuese se e mërkura do të ishte dita më e ftohtë e këtij episodi polar që do të prekte rreth 60 milionë banorë. Në Chicago, qyteti i tretë më i madh i vendit i cilësuar dhe si qyteti i erërave, termometri shënonte vlerën -30 gradë Celsius në mëngjes dhe -26 pasdite.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet