Incident diplomatik Greqi-Turqi. BE nis dialogun

Greqia kërkon ndërhyrjen e Bashkimit Europian, Natos dhe Kombeve të Bashkuara si ndihmë për lirimin e dy ushtarëve të saj të arrestuar në Turqi, pasi kishin kaluar kufirin e vendit fqinj, të cilët janë arrestuar për spiunazh. Kjo ka qenë kërkesa dhe shpresa e ministrit të mbrojtjes grek në Bruksel gjatë mbledhjes së ministrave të BEsë. “Turqia është pjestare e Natos, aleate e greqisë dhe këto lloj ngjarjesh tepër të pakëndshme duhen zgjidhur mes mënyrave paqësore dhe negociata mes dy forcave të armatosura”, ka deklaruar Panos Kammenos.

Ushtarët grekë janë arrestuar pasi kishin kaluar disa metra kufirin turk gjatë operacionit për patrullimin e trafikut të emigrantëve. Shefja e diplomacisë europiane, ka theksuar se do të japë mbështetjen për qeverinë greke. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi marrdhënie të mira me fqinjët. Kjo duhet ajo që duhet të transmetojmë gjithnjë për ushtarët turq në të gjitha nivelet, duke më përfshirë edhe mua. Shumë e rëndësishme për ne të marrim këtë informacion dhe shprehim sigurinë maksimale ndaj tyre dhe një zgjidhje pozitive dhe të shpejtë”, ka reaguar Federica Mogherini.

Shtyhet vendimi mes Bashkimit Europian dhe turqisë, i parashikuar për 26 mars në Varna të bullgarisë. Presidenti i Këshillit Europian, ka konfirmuar se ngjarja do të zgjidhet në kushtet e fqinjësisë së mirë dhe ka këshilluar turqinë t’i japë fund provokimeve në zonën ekskluzive ekonomike të qipros në Egje. Sipas burimeve diplomatike europiane, kanalet e komunikimit me turqinë janë të hapura, por ngjarjet e fundit nuk janë aspak të pëlqyeshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet