Indi, 16 fëmijë vdesin brenda 24 orëve: shkak, mungesa e bombolave të oksigjenit

Vdekje misterioze për 16 fëmijë, nga të cilët 10 të sapo lindur në Indi. Gjatë 24 orëve të fundit ka patur shumë të shtruar në spitalin Baba Raghave Das në Gorakhpur në shtetin e Uttar Pradeshit. Bëhet fjalë për të njëjtën qendër shëndetësore në të cilën gushtin e kaluar 36 fëmijë vdiqën brenda 7 ditësh nga ku arsyeja sipas specialistëve ishte mungesa e bombolave të oksigjenit. Në bazë të statistikave të dhëna nga i njëjti spital, nga muaji Janar i këtij viti janë shtruar 1.470 pacientë nga ku 310 prej tyre kanë vdekur. Sipas punonjësve të spitalit, vdekjet e kohëve të fundit nuk kanë ndodhur për shkak të mungesës së bombolave të oksigjenit por për shkak të kushteve tepër të këqija ku janë vendosur fëmijët në reportin e pediastrisë në spital.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet