Indi, merr peng 23 fëmijë dhe i mbyll në qilar. Pengmarrësi vritet nga forcat e policisë

Një person ka mbajtur 23 fëmijë peng gjatë një feste për ditëlindje “jo të vërtetë” për vajzën e tij, por më pas është vrarë nga forcat e policisë në veri të indisë. Duke folur në një konferencë për shtyp, autoritetet lokale kanë deklaruar se Subhash Batham i kishte ftuar fëmijët në shtëpinë e tij në fshatin Kasaria në Furrukhabad të shtetit Uttar Pradesh, me pretekstin se kishte ditëlindjen e vajzës, por më pas i ka mbyllur të gjitë në qilar.

Të gjithë fëmijët e mbajtur peng kanë qenë rreth moshës 10 vjeç me përjashtim të njërit prej tyre që ishte 2 vjeç. Anil Mishra, shefi i policisë së Farrukhabadit, ka thënë se Batham është vrarë nga forcat e policisë gjatë operacionit të shpëtimit në të cilin ishin përfshirë edhe skuadrat e anti-terrorizmit.

Mishra ka shtuar se Batham ka patur edhe precedentë të mëparshëm kriminalë dhe ishte madje pjesë e një procesi për shkak të një vrasjeje edhe gjatë momentit të rrëmbimit të fëmijëve. Ai nënvizon se Batham ka kërkuar një shumë prej 10 milion rupi për çdo fëmijë si dhe ka kërkuar të hiqen të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij nga policia.

Autoritetet janë përpjekur të kryejnë marrveshje me Batham për mbi 8 orë pasi policia morri vesh rrëmbimin e fëmijëve si dhe ai mbante me vete armë dhe bomba shpërthyese. “Armët dhe monicionet janë larguar nga shtëpia e tij, pasi ai kishte aq armatim saqë mund ta hidhte në erë të gjithë banesën”, ka deklaruar shefi Anil Mishra.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet