Indi: mbi 60 fëmijë vdesin në spital

Vetëm në 72 orët e fundit të paktën 61 fëmijë indianë, në pjesën më të madhe të sapolindur, kanë ndërruar jëtë në spitalin Baba Raghav Das (BRD), Gorakhpur (shtetin qendror Uttar Pradesh), të njëjtin vend ku një javë në fillim të gushtit gjetën vdekjen dhe 70 fëmijë të tjerë. Shkak mungesa e oksigjenit, sipas televizionit Ndtv të New Delhit. Sipas burimeve zyrtare të shëndetësisë, të paktën shtatë nga këta fëmijë kanë gjetur vdekjen nga encefaliti, ndërsa të tjerët për shkak të sëmundjeve të ndryshme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet