Indonezi, shpërthen fabrika e fishekzjarreve

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin e Tangerang në Indonezi në një fabrikë fishekzjarresh për shkak të një shkëndije elektrike. Raportohen për të paktën 27 persona të vdekur, 35 të plagosur dhe disa të humbur nën rrënojat e fabrikës. Të plagosurit kanë marrë plagë dhe djegie të rënda. Policia ka njoftuar se nuk dihet ende numri i punëtorëve që kanë qenë në fabrikë në momentin e shpërthitmit. Ekipet e emergjencës po punojnë për të nxjerrë trupa të tjera nga rrënojat, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet