Cecilia Malmström

Iniciativa: instrumentat e vdekjes dhe torturës nuk do të qarkullojnë në BE

UE propozon ndalimin e tregtisë së instrumentave të vdekjes dhe torturës. Nëse e drejta ndërkombëtare ka ndaluar torturën, atëherë duhet të ndalojë dhe tregtinë e instrumenteve të ideuara për të torturuar apo vrarë njerëz, në gjithë botën. Përfshijnë ilaçe për injeksione vdekjeprurës, rripa elektrikë, dhe shkopinj me shkarkesa elektrike. BE ka marrë përsipër t'a pengojë këtë tregti. Komisarja për tregtinë në BE Cecilia Malmström ka lançuar Aleancën ndërkombëtare të tregtisë së lirë nga tortura. Aleanca është fryt i një bashkëpunimi ndërmjet BE, Argjentinës e Mongolisë dhe do të zyrtarizohet më 18 Shtator, në Asamblenë e përgjithshme të Okb-së në New York (www.torturefreetrade.org).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet