Iran, rrëzohet avioni me 66 pasagjerë të gjithë të vdekur

Një tragjedi ajrore ka ndodhur në Iran. Aeroplani që u nis nga Teherani në drejtim të qytetit jugperëndimor Yasuj, u rrëzua në jug të Isfahan. Nga mediat botërore deklarohet se nuk ka asnjë të mbijetuar. Avioni ishte zhdukur nga radari menjëherë pas ngritjes. Kur u dha alarmi një helikopteri shkoi menjëherë në zonë por nuk arriti të ndihmonte për shkak të kushteve të këqija të motit. Avioni u rrëzua në zonën malore pranë fshatit Samirom, në krahinën e Isfahan. Mbeturinat e ATR-72 u gjetën pavarësisht nga kushtet e këqija të motit. Mes 66 pasagjerëve në bord kishte edhe një fëmijë ndërsa gjashtë ishin anëtarë të ekuipazhit. Deri në këtë moment shkaqet e aksidentit janë të panjohura.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet