Irani gati të arrestojë Donald Trump për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani

Irani ka firmosur listën e arrestimit të 36 shtetasve amerikanë dhe të disa vendeve të tjera. Në listë është i përfshirë edhe emri i presidentit amerikan Donald Trump. Akuza është “urdhërimi, përgatitja dhe vrasja më 3 Janar në Baghdad e gjeneralit Qassem Soleimani”. Lajmin e ka dhënë Prokurori i Teheranit, Alghasi Mehr, i deklaruar nga agjencia e lajmeve vendase. “Teherani do t’i kërkojë gjatë këtyre ditëve interpolit ndërhyrjen e arrestimit të shefit të Shtëpisë së Bardhë”, shkruhet në agjencinë e shtypit iranian.

Vendim i Iranit vjen në një moment të rritjes së tensionit midis Teheranit dhe Washingtonit, por Trump për momentin nuk po rrezikon të arrestohet. Pasi ka marrë edhe kërkesën, Interpoli Ndërkombëtar i cili është me qendër në Lion të Francës, vendos nëse do të marrë ose jo informacione me vendet të cilat nuk bëjnë pjesë në Interpolin Ndërkombëtar.

Vetë ky institucion e vendos nëse do ta publikojë ose jo. Është shumë e mundur që organizata ndërkombëtare të marrë në shqyrtim dhe t’i thotë “Po” kërkesës së Teheranit edhe pse është e ndaluar për ndërhyrjen e një aksioni mbi një politikan.

Soleimani, 62 vjeç, ishte gjenerali iranian më me influencë në vend duke u konsideruar numri dy i vendit për shkak të pushtetit ushtarak. Ai u vra gjatë një operacioni nga një dron amerikan. Urdhërin e operacionit e kishte dhënë vetë presidenti Trump. Vdekja e tij, sipas të gjithë analistëve, ka ndërruar rregullat e lojës në Lindjen e Mesme dhe luftës së ashpër pa armë mes SHBA-së dhe Iranit.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet