Një iranian ka bllokuar dy orë e gjysëm trenat, për t'i bërë një kërkesë autoriteteve në Gjermani

Probleme me qarkullimin e trenave në Gjermani, ku një qytetar iranian të cilit i është refuzuar kërkesa për azil po në këtë vend, ka ndaluar disa trena në Këln pasi kishte qëndruar për një kohë mbi binarë duke hedhur fletë të shkruara në gjuhën farsi me objektiv “lëshimin e një mesazhi ndaj politikanëve gjermanë dhe iranianë”.

“I mbyllur ka qenë stacioni Hohenzollern, nga ku 234 trena kanë mbërritur me vonesë dhe 11 të tjerë kanë ndalur punën e tyre”, ka shpjeguar njëri nga zëdhënësat e policisë lokale. “Na ka thënë se nuk ka dashur të na vrasë”, ka shtuar më tej zëdhënësi.

Platforma, trenat dhe pedonalja kanë ngelur të mbyllura për mbi dy orë e gjysmë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet