"}

''Irma'' nuk ndalet: 16 viktima dhe miliarda dollarë shkatërrime

Uragani Irma vazhdon rrugën e tij me forcën shkatërruese 5, dhe erëra që fryjnë deri në 280km/orë. Pasi ka shkatërruar Antilët e vogla si Barbuda, Angullia, Saint Martin, Saint Barthelemy, uragani në orët e fundit ka prekur Porto Riko-n, ishujt Turks dhe Caicos. Bilanci i viktimave deri tani është 16.

Pritet që uragani të kalojë dhe në ishujt Bahamas, Kubë ku impakti do të jetë shkatërrues. 36 mijë turistë nga zona lindore janë evakuuar deri tani, ndërsa 15 mijë të tjera janë strehuar në zonat më pak të rrezikuara. Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, e Miami ku nesër pritet që uragani të arrijë pikun e tij. Në ditët e ardhshme uragani do të kalojë në veri ku mund të godasë brigjet lindore të Shba-ve por me një forcë më të vogël. Dëmet deri tani llogariten me miliarda dollarë. Në Shba janë mbledhur 5000 firma për t'ia ndërruar emrin uragnit Irma në Ivanka (Trump).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet