Ish-mbreti Juan Carlos largohet nga Spanja pas akuzave për korrupsion

Ish-mbreti i spanjës Juan Carlos, ka vendosur të jetojë në një tjetër vend të botës, “si arsye për t’i shpëtuar një skandali për korrupsion”. Në një letër për djalin e tij, mbretin Filip i gjashtë, ish-monarku ka shkruar se “vendimi për lëvizjen e tij nga Spanja për të jetuar diku tjetër, e ka marrë për shkak të problemeve të bëra publike nga jeta e tij private”.

Uebsajti i familjes mbretërore, ka postuar edhe letrën. “I drejtuar nga dëshira për të bërë dhe shërbyer më të mirën për popullin spanjoll, institucionet e tij, por edhe për ty si mbret i vendit, të informoj për vendimin e lënies së spanjës këtë herë”, shkruan Juan Carlos. Ai ka shtuar në letër se “dinjiteti dhe kokëlartësia e tij do të ngelen të paprekura, duke mos ia bërë të birit rolin e vet më të vështirë”.

Ish-monarku nuk e ka publikuar destinacionin se ku do të jetojë, por sipas njërës prej mediave të vendit, ai është drejtuar në Republikën Domenikane që nga dita e djelë. Njëra nga mediat portugeze, ka raportuar se “ditën e hënë Juan Carlos ndodhej në Cascais”, një rezort i njohur në afërsi të Lisbonës, atje ku ka kaluar edhe një pjesë të fëmijërisë. Mbreti Filip e ka falenderuar të atin për vendimin e tij duke iu referuar si “rëndësi historike për mbretërinë dhe demokracinë e spanjës”.

Juan Carlos është duke u hetuar nga autoritetet në Spanjë dhe Zvicër për “evazion fiskal”, duke mos deklaruar një shumë të madhe prej disa milion eurosh nga mbreti i arabisë Abdulla, në lidhje me pagesën korruptive për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor të shpejtësisë së lartë. Ai akuzohet për transferim të një shume të madhe parash ndaj një ish-ministri, të cilin hetuesit po e konsiderojnë si burim kryesor për fshehjen e pagesës nga autoritetet.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet