Ish ndihmësi i Donald Trump: Obama duhej vrarë

Njeriu që punoi si shërbyes i Donald Trumpit për 30 vjet, Anthony Senecal, është sot subjekt hetimi i shërbimit sekret amerikan. Ajo çfarë e ka vendosur në këtë situatë në fakt, nuk është diçka e vogël. Përmes një postimi në Facebook, 84 vjeçari ka kërkuar vdekjen e presidentit Barak Obama.

Obama duhet të merrej me forcë nga ushtria, shkroi ai, e të qëllohej si agjent armik që në mandatin e tij të parë. Kampi i të nominuarit të supozuar republikan reagoi shumë shpejt duke u distancuar nga komentet e ish shërbyesit, të cilat e bëri të qartë se nuk i miraton aspak. Senecal nuk është më i punësuar i zotit Trump dhe nuk ka qenë i tillë që prej qershorit vitit 2009. Komentet e tmerrshme të tij ne i dënojmë me forcë, deklaroi zëdhënësja e fushatës Hope Hicks.

Postimi i Senecalit, i cili nuk ishte publik, u raportua fillimisht nga grupi mediatik Mother Jones, e më pas u konfirmua dhe nga organizata të tjera. Medias, në fakt, nuk iu desh të lodhej shumë për verifikimin e këtij shënimi sepse vetë Senecal i tha CNN mbrëmjen e së enjtes se “Obama duhet varur përpara Shtëpisë së Bardhë”, të cilës më pas në bashkëbisedim iu referua edhe si “xhamia e bardhë”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet