RUSI. Ish-polici vret veten ne sallën e gjyqit pasi shpallet fajtor për korrupsion

Ish-shefi i Departamentit Rus të Shërbimit të Federatës së Burgjeve, ka vrarë veten në sallën e gjyqit pasi u dënua me tre vjet burg me akuzën e korrupsionit. Zyrtarët e gjykatës rajonale Chertanovsky në Moskë, kanë deklaruar se Viktor Sviridov nxorri nga xhepi pistoletën duke gjuajtur nga vetja në kokë, pikërisht disa momente pasi dëgjoi vendimin e gjykatës dhe akuzën ndaj tij.

Policët janë duke hetuar sesi Sviridov ka arritur ta marrë me vete në gjykatë armën e shërbimit. Oficerët po shohin me imtësi kamerat e sigurisë dhe sigurinë në përgjithësi brenda ndërtesës së gjykatës në lidhje me ngjarjen në fjalë. Viktor Sviridov, 71 vjeç ishte dënuar madje edhe me gjobë në shumën e 121 mijë stërlinave nga gjykata federale.  

Pas vendimin të gjykatës dhe gjetjes fajtor, avokatët i kanë kërkuar kësaj të fundit të mos e çojnë të dënuarin në burg. Atij i është kërkuar të mos largohet nga Moska dhe të dëgjojë vendimin e gjykatës në shtëpi, pasi prej disa kohësh ishte dënuar me arrest shtëpiak, por ky i fundit kundërshtoi duke thënë se “do të paraqitem para trupit gjykues vetë sepse e di që jam i pafajshëm”.

Grigory Ivanishchev, avokati i viktimës ka deklaruar për agjencinë ruse të lajmeve se klienti i tij priste një vendim si i pafajshëm dhe se nuk kishte menduar të vriste veten pas kësaj. “Gjykata ka injoruar totalisht problemin shëndetësor të Sviridovit. Unë si avokat, me përgjegjësi deklaroj se vetëvrasja e klientit është e lidhur me vendimin e gjykatës”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet