Europa perëndimore përfshihet nga stuhia Dennis. Ishujt britanikë dhe Franca në alarm

Stuhia “Dennis”, njëri nga ciklonet më të mëdha supertropikale të parë deri tani, është duke iu afruar ishujve britanikë. Dennis ka arritur fuqinë e erërave të cilat mund të arrijnë deri në 160 kilometra në orë. Punonjës të Royal Navy janë mbledhur në det në brigjet jugperëndimore të Britanisë së Madhe, nga ku janë ende për t’u identifikuar trupat e dy personave.

Në zonat bregdetare, rrugët janë zbrazur për të evituar valët e larta të cilat kanë arritur mbi 20 metër lartësi. Valët janë shumë të rrezikshme pasi mund të dëmtojnë forcërisht edhe strukturat mbrojtëse. Ushtria është mobilizuar dhe rezervistë në zona të ndryshme kanë shkuar për të vënë nën siguri lëvizjet dhe heqjet e gjithçkaje nga katet e para të banesave.

Me qindra fluturime janë ndaluar. Shumë vonesa edhe në trafikun hekurudhor, duke bërë që të qëndrojnë brenda ambjenteve të shtëpisë me qindra e mijëra pasagjerë. Priten edhe shira të forta edhe në zonat ku sapo kaloi stuhia e mëparshëm Kiara disa ditë më parë.

Kryebashkiakët e disa qyteteve bregdetare, u kanë kërkuar banorëve marrjen e çdo mase të mundur. Pjesa më e madhe ku pritet që stuhia të kalojë me të gjithë forcën është Anglia qëndrore e cila ka paguar një çmim shumë të madh që pas kalimit të stuhisë Kiara. Cikloni Dennis është rritur shumë dhe tashmë është në fazën e kalimit të presionit të ulët.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet