Itali, Amatrice goditet sërish nga tërmetet

Një tërmet i magnitudës 4.2 ballë u regjistrua në 00:34 pranë Amatrices, në provincën e Rietit. Sipas sondazheve të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tërmeti ka pasur një thellësi prej 8 km; epiqendra ishte 3 km nga Amatrice, 9 nga Campotosto (L'Aquila), 15 nga Cortino (Teramo), 16 nga Arquata del Tronto (Ascoli Piceno) dhe 56 km nga Terni. Ndërkohë tërmetin 4.2 ballë e shoqëruan edhe 15 lëkundje të tjera gjatë natës, por me intesitet të vogël. Më e forta ishte me madhësi 2.1 në 2:41, me epiqendër 3 km nga Amatrice.

Për momentin nuk ka raportime për dëmtim të njerëzve apo shtëpive. Më 24 gusht të vitit të kaluar, zona u godit nga një tërmet i dhunshëm i magnitudës 6, i cili la dëm të madh dhe rreth 300 të vdekur. Tërmeti u ndje qartë në disa komuna të Reatino, duke përfshirë edhe Romën, veçanërisht në katet e sipërme të ndërtesave në zonën veriore të kryeqytetit. Ngjarja sizmike u ndjen veçanërisht nga familjet që jetonin në shtëpitë e strehimit emergjent (Sae) të ngritur në fshatrat e komunave të prekura nga tërmeti i vitit të kaluar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet