Itali. Gjendet një kufomë e futur në valixhe

Një kufomë në stadin e avancuar të dekompozimit është gjetur sot në zonën Alice Castello, në kufirin mes provincës së Vercellit dhe asaj të Biellas në Itali. Kufoma ndodhej e futur brenda një valixheje në afërsi të një zone jashtë qytetit dhe rrugës kryesore.

Alarmin për kufomën e ka dhënë një gjahtar i cili po lëvizte përreth zonës në fjalë. Gjetja e kufomës është bërë ditën e shtunë, por karabinierët e kanë bërë të ditur lajmin vetëm sot, ndërsa prokuroria e Vercellit e ka marrë në dorë kufomën për të kryer autopsinë.

Nga kontrolli paraprak që i është bërë kufomës në mënyrë sipërfaqësore, nuk është bërë e mundur të identifikohet nëse bëhet fjalë për person të seksit mashkull ose femër. Hetuesit kanë verifikuar denoncimet e bëra gjatë viteve të fundit në provincën e Vercellit dhe në provinën tjetër të Biellës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet