Itali, tërmeti ndëshkim nga Zoti për martesat gay. Vatikani dënon deklaratat e Radio Maria-s

Vatikani dënon ato çfarë tha Radio Maria sipas së cilës tërmeti në Itali ka ardhur si "dënim nga Zoti" pas lejimit të martesave civile (gay) nga qeveria. Pas kësaj ka ardhur dhe dënimi i këtyre deklaratave nga ana e Vatikanit: "Janë pohime fyese për besimtarët dhe skandaloze për atë që nuk beson", tha monsinjor Anxhelo Becciu, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të papës. Becciu tha se këto pohime përkojnë me epokën e prekristianizmit dhe nuk korrespondojnë me teologjinë e Kishës, sepse është kundër vizionit të Zotit të dhënë nëpërmjet Krishtit. Të prekurit nga tërmeti të na falin, u përcjell solidaritetin e Papës", përfundoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet