Luigi di Maio, kryetar i lëvizjes ''5 Yjet''

Italia në krizë politike, pritet ndërrimi i Presidentit, refuzoi emrin e ministrit të Financave

Italia në krizë institucionale. Pas kushteve të vëna nga Presidenti Sergio Mattarella, për mos emërimin e kandidaturës së Paolo Savonas si Ministër financash (për shkak të qëndrimeve të tij anti Euro), Lëvizja "5 yjet" dhe "Lega Nord" kërkojnë zëvendësimin e Presidentit. Lega ka kërkuar që vendi që shkojë drejt zgjedhjeve të reja, ndërsa Luigi di Maio, kryetari i lëvizjes 5 Yjet, e ka akuzuar presidentin se po shkaktonte krizën kushtetuese. Në të njëjtën kohë Mattarella ka zhvilluar bisedime me ish ekonomistin e Fondit Monetar Ndërkombëtar Carlo Cottarelli, i cili shihet si kandidat potencial i përkohshëm për postin e Kryeministrit. Nëse parlamenti do të pranojë thirrjen e Luigi Di Maios, një shumicë e thjeshtë do të mjaftonte për të larguar presdientin Mattarella.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet