Italia shpall listën e 50 terroristëve tunizianë që kanë mbërritur nga deti

Interpoli italian dhe ai ndërkombëtare ka qarkulluar një listë me 50 të dyshuar si luftëtarë të Isis, të cilët besohet se kanë mbërritur në Itali nëpërmjet varkave dhe skafeve dhe planifikojnë të shpërndahen në vende të tjera të europës. Lista e cila ka rënë në dorën e njërës prej mediave të njohura britanike, është konfirmuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare të policisë. Lista i është dërguar më 29 nëntor ministrisë së brendshme, e cila më pas ka vënë në lëvizje agjencitë kombëtare kundër-terrorizmit në Europë. Të dyshuarit në listë janë të gjithë shtetas tunizianë, disa prej të cilëve janë identifikuar nga zyrtarët kur ata kanë zbritur në Itali, pasi dokumentat kanë treguar emrin e tyre të plotë dhe datëlindjen.

Mbi 5.500 tunizianë kanë udhëtuar në territorin sirian për të luftuar përkrah Isis, duke përbërë edhe numrin më të madh të luftëtarëve të huaj. “Sipas organizatave që kanë informacion në bashkëpunim ndërkombëtar, shtetasit tunizianë janë të lidhur me Isis dhe të shpërndahen nëpër Europë më transport të paidentifikuar”, deklarohet në komunikatën e policisë europiane. Kulla Salsa në Agrigento është kthyer në një nga vendet më popullore për të shkelur nga emigrantët tunizianë në Itali. Pjesa më e madhe e tyre nisen nga Ben Guerdane, një qytezë tuniziane në kufi me libinë, rajon ku Isis u ndesh me forciat tuniziane në vitin 2016 duke vrarë 28 persona.

Që nga Tetori, qeveria italiane ka ngritur një plan anti-terrorizëm duke përdorur kontrollet detare për të ndaluar “zbarkimet fantazmë” në brigjet siçiliane. “Ne nuk e dimë se çfarë ata kanë bërë para se të vijnë në brigjet tona. Nuk e dimë kush janë dhe ku kanë qenë përpara se të mbërrijnë në Siçili”, deklaron Salvatore Vella, një shef policie në Agrigento. “Sigurisht që atje ka nga ata që nuk duan të identifikohen. Ata nuk duan që t’u merren shenjat. Për këtë arsye nëse je terrorist, sigurisht që do të hysh ilegalisht në territorin e Agrigentos në mënyrën më të sigurt në Europë”.

Në dhjetor të 2016, 24 vjeçari tunizian Anis Amri, vrau 12 vetë dhe plagosi 56 të tjerë teksa lëshoi me shpejtësi një makinë në tregun e krishtlindjes në Berlin. Pesë vjet më parë Amri pagoi një shumë të madhe për të hyrë ilegalisht në Europë nëpërmjet një varke duke arritur në Lampedusa. Pasi kaloi mbi 6 muaj në burgjet siçiliane për dhunë ndaj personave në rrugë, ai u arratis pasi morri urdhër deportimi. Menjëherë mbërriti në Gjermani ku pavarësisht se ishte nën vëzhgim gjatë gjithë kohës, arriti të kryente sulmin terrorist në emër të Isis. Ai u vra nga një polic gjatë një kontrolli në rrugë tre ditë më vonë.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet