Italianët, pastiçierët më të mirë në botë

Sfida midis krijuesve më të mirë të ëmbëlsirave në botë, e mbajtur në panairin Host që u mbajt në Milano (Itali), ka nxerrë italianët të parët, në botë. Italia është fituese si shteti me pastiçierët më të mirë, në Kampionatin Botëror organizuar nga Fipgc (Federata Ndërkombëtare e Pastiçerisë dhe Produkteve të Çokollatës) në Host. Ekipi italian, i përbërë nga Matteo Cutolo, Giuseppe Russi dhe Enrico Casarano, bëri tre skulptura me temën "Zbulimi i Botës së Çokollatës dhe Kafesë". Skulptura që i dha çmimin pasticierëve italianë kishte formën e një mulliu tradicional, duke bërë lidhjen perfekte midis çokollatës dhe kafesë. Vend i dytë shkoi për Kinën, e cila gjithashtu fitoi çmimin për skulpturën më të mirë artistike pas italianëve, Zvicra rrëmbeu çmimin për akulloren më të mirë, ndërsa Franca për tortën më të mirë moderne.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet