Izraeli eksporton gaz në Egjipt për 15 mld dollarë, Netanjahu: Marrëveshje historike, një ditë festimi

Kompania izraelite Delek-Kiduhim njoftoi sot se ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë egjiptiane Dolfinos për eksportin e gazit natyror nga fushat e Leviatanit dhe Tamar (që ndodhet përpara brigjeve izraelite) për një vlerë prej 15 miliardë dollarë. Marrëveshja është për një periudhë 10 vjeçare. Gazeta ekonomike Globes e ka konfirmuar lajmin. "Kjo është një marrëveshje historike", tha kryeministri Benyamin Netanyahu. "Do të marrim miliarda që do të investohen në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale të qytetarëve të Izraelit. Marrëveshja, do të forcojë sigurinë tonë, ekonominë tonë dhe marrëdhëniet rajonale. Para së gjithash, ajo do të forcojë qytetarët e Izraelit. Kjo është një ditë festimi ", përfundoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet