Tsukuba Express

Japoni, hekurudha kërkon falje për nisjen e një treni 20 sekonda më herët

Vagoni që lidh qytetin industrial Tsukuba - Tokio në Japoni ishte parashikuar të nisej në orën 9.44.40 por la stacionins në 9.44.20 sekonda, duke krijuar pakënaqësi tek pasagjerët e trenit. Nisja e tij u bë 20 sekonda para orarit zyrtar. Kjo ka mjaftuar që stafi i hekurudhës të kërkojë falje që kishte lejuar nisjen e një prej trenave të saj pak më herët sesa duhej. Ky gjest ka shkaktuar dhe habi në rrjetet sociale. Zyrtarët e Tsukaba Express deklaruan: "Kërkojmë sinqerisht falje për këtë gabim, ekuipazhi nuk ka kontrolluar orarin". Japonia është një prej vendeve të pakta në botë ku trenat nisen gjithmonë në orar. Kjo është arsyeja pse nisja e një treni me 20 sekonda më herët konsiderohet e rëndë! Hekurudhat japoneze janë nga më të përpiktat në botë, aq sa shumëkush sinkronizon orën e dorës më atë të hekurudhave, për të qënë në kohë atje ku duhet. Nëse Japonia konsiderohet rast ekstrem për shqiptarët, e sigurt se japonezët nuk do të mbijetonin asnjë sekondë në hekurudhat tona.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet