Japoni: erëra dhe përmbytje, 2 të vdekur 1 i humbur

Në bregdetin jugor të Japonisë në orët e para të së hënës, ka patur reshje dhe erëra të forta, duke shaktuar vrarë të paktën dy të vdekur dhe një person të humbur. Shirat e forta që vijnë nga ana e oqeanit të Paqësorit, ka shkaktuar dëme të mëdha gjatë natës me përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës. Një burrë 63-vjeçar vdiq në qytetin e Fukuoka pasi u rrëzuar nga skelat për shkak të erës, ndërsa një burrë tjetër u mbyt në det në Yamaguchi ndërsa ishte duke ankoruar me anijen e tij. Një person është shpallur i humbur.

Të dielën, dy linjat kryesore ajrore në vend, Ana dhe Japan Airlines, anulluan 350 fluturime, që përfshinin rreth 43,000 udhëtarë. Së paku 170 fluturime do të anulohen sot. Shtëpia e makinave Toyota ka vendosur të pezullojë prodhimin në 7 prefekturat e saj gjatë gjithë ditës të hënën

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet